Janë siguruar pjesë nga dosja hetimore e operacionit “Ura”, që goditi rrjetin e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, duke çuar në arrestimin e 28 personave.
Në një nga bisedat e përgjuara mes Gertin Aliut dhe një personi të identifikuar si “Indriti”, flitet për një anëtar të grupit që mbetet ende mister për hetuesit. Sipas Report tv në bisedë përmendet se “Taku nuk pjerdh për Bazhdolin”, duke lënë të kuptohet për një konflikt të brendshëm apo përçarje brenda organizatës.
Sipas hetimeve, “Bazhdoli” është nofka e Adi Çobës, i konsideruar si koka e grupit në Itali, i cili dyshohet se drejtonte pjesën e trafikut në territorin italian.
Këto përgjime shtojnë dyshimet për grindje dhe mungesë koordinimi mes krerëve të rrjetit kriminal, që mund të kenë ndikuar edhe në zbërthimin e tij nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Hetimet vijojnë.
Indriti– o me…
Gerti– o Indrito…
298 – o me ca bone?…
Gerti– hic ne mire…
Indriti– si je?…
Gerti– hajd mo ashtu jam, nuk jam dhe fort mire jo…
Indriti– s’je fort e?
Gerti– po për zotin…
Indriti– s’ke laft fare fare…
Gerti– jo me, m’ka liru i cik kshu po di gjo une, zorret e burr, më dhemb stomaku, ftof or burr
Indriti– po pra po të prish…
Gerti– ja isha cik te Taku…
Indriti– e pra, për atë Bazholin se çme ngatërroi
Gerti– po mer burr, po s’merret vesh Taku e burr, i ka fut lekët si ka fut lekët, ku di gjë unë
Indriti– po pra mo, the ma i herë, ai i ka myll i kam bo, do t’ja them un këtij, dje i kam çu prap llafe që t’i dal borxhit, ku di gjo, ik o drejq kape kape, ç’është ai kalamo b*thqir, ene ai s’ka njeri mrapa hiç, kërko het, kot mo, llafe kot mo, ai non rezistence…
Gerti: hajde kture cun i her, ko, co llafe kot me kot me i dhon rendesi tjetrit, hajde i Ledio hajde i her, kur te therrasi ne telefon, hape telefonin, thuji haide ne filan vend me u sqaru
Indriti– tashi ca të thena ne lale, i ke çu llafe, i kam çu llafe, jo jo s’pjerdh se më tha Eni që ai s’pjerdh për Bazholin, po nëqoftëse s’pjerdh për Bazholin ku di gjo un, unë tashi s’e di, kur tjetri s’pjerdh për Bazholin, ç’a me i shkru për Bazholin, ku di gjo ç’a i thon këtij t rriten Bazholi…
Gerti– po pra…
Indriti– ç’a bone ti, në shpi je?…
Gerti– hic, jam në shpi, po hy në shpi, tashi direkt…
Indriti– mirë se kisha në mendje se jam në autostrad…
Gerti– po unë jam me Takun dola, vetëm për atë e burr…
Indriti– e di pra, e di, të kuptoj…
Gerti– një minutë sa e takova, për ty kam, i ca i thash be do iki në shpi se s’po rri dot…
Indriti– mirë pra, hajd se më dëgjove, sa jam në autostrad hajd…