Puthja në skenë ndez spekulimet, a po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit?

Një mbrëmje e zakonshme koncertesh u shndërrua në një spektakël emocionesh dhe nostalgjie, teksa këngëtari i njohur Gjesti dhuroi një performancë të paharrueshme për fansat e tij më besnikë.

Por momenti që elektrizoi audiencën erdhi kur një fanse i dhuroi atij një bluzë me fotografinë e tij së bashku me këngëtaren Egli Tako, duke rikthyer menjëherë vëmendjen te raporti i shumëpërfolur mes dyshes

LEXO  “Dil jashtë …”/ Cila është pyetja e gazetarit që revoltoi Presidentin Trump

Pas këtij gjesti, publiku nisi të thërrasë në kor: “Puth Eglin! Puth Eglin!”.

Në fillim, Gjesti reagoi me kujdes, duke theksuar me një buzëqeshje: “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”, por më pas, nën duartrokitjet dhe brohoritjet e turmës, ai u afrua dhe e puthi Eglin në skenë – një moment i papritur që shkaktoi reagime të fuqishme emocionale mes të pranishmëve.

LEXO  Prej një jave i paraburgosur, ndërron jetë në urgjencën e QSUT 51-vjeçarti! Ja çfarë dyshohet (EMRI)

Ky veprim i papritur dhe i sinqertë ka ndezur sërish spekulimet për një rikthim të mundshëm të lidhjes mes Gjestit dhe Eglit, që dikur ishin një ndër çiftet më të dashur të muzikës shqiptare.

LEXO  Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Burri qëllon me armë zjarri burrin e motrës

Reagimet në rrjete sociale nuk kanë munguar, me fansat që pyesin: A është kjo një dëshmi se dashuria mes tyre nuk është shuar?

Lajme Te nGjashme