Alibej në GJKKO: Si u vra gabimisht Viktor Haxhia! Ja si na dështoi plani i ekzekutimit të Talo Çelës që e strehonte Abedin Mamaj

Në kuadër të mega-procesit gjyqësor “Plumbi i Artë” në GJKKO, bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej vijoi sot dëshminë e tij, duke zbuluar detaje të reja për vrasjet e porositura, financimet dhe rrjetin e lidhjeve kriminale. Në seancën e sotme, Alibej foli hapur për rolin e tij në vrasjen e Dorjan Shkozës, vëllezërve Haxhia dhe përpjekjet për të gjetur Talo Çelën.

Alibej pranoi se për vrasjen e Dorjan Shkozës kishte paguar 100 mijë euro, ndërsa armët u blenë në Tiranë me çmime që varionin nga 500 deri në 3,500 euro.

Alibej tregoi se kishte takuar Nuredin Dumanin pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, por që me të ishte në kontakt të vazhdueshëm. Ai diskutoi me Dumanin edhe për Talo Çelën, duke pyetur nëse do të “bëhej i gjallë” pas vrasjes së Shkozës.

Gjithashtu, Alibej zbuloi se Dumani kishte lidhje me “çunat e Fushë-Krujës”, por nuk dinte emrat e tyre. Një nga bashkëpunëtorët e Dumanit ishte Klevis Alla, i cili kishte parë Talo Çelën tek shtëpia e vëllezërve Haxhia.

Në platformën e enkriptuar Sky ECC, Alibej komunikonte me Plarent Dervishin, i cili përdorte kodet “Barcelona” dhe “Ghost”. Dervishi i shkruan Alibejt: “Mbohet qefi që e ke gjetur Talo Çelën?”, një detaj që e habiti atë, i cili më pas u kujtua se Dervishi kishte lidhje të forta me Festim Qolin.

Për të fituar besimin e Dumanit, Alibej i kishte dhënë atij një automjet Toyota të vjedhur (të blerë në Shijak) dhe armët, të dorëzuara në Pazarin e Rrogozhinës. Më pas, Dumani kërkoi 50 mijë euro, por Alibej i dërgoi 150 mijë për të treguar se kishte fonde dhe për të forcuar besimin.

Alibej rrëfeu se për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kishte dhënë Dumanit 2 kallashnikovë dhe 1 pistolë. Planifikimi fillestar ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, por si viktimë e paplanifikuar doli edhe Viktori.

Pas vrasjes, Alibej mori vesh nga lajmet dhe pyeti Dumanin pse kishte gjurmë gjaku në makinë. Dumani u përgjigj: “Kemi qëlluar me xhama të mbyllur dhe ‘Kusho’ është lënduar në këmbë.” Më pas, një i quajtur “Nipi” u shoqërua me policinë, dhe Dumani tha se ky po fliste shumë, duke u informuar nga komshinjtë, përfshirë një mik të tij i quajtur “Miri Pojes”

Në vazhdim të dëshmive në procesin “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej sot zbuloi detaje të reja rreth vrasjes së rastësishme të Viktor Haxhias, përdorimit të uniformave të rreme dhe komunikimeve sekrete me Nuredin Dumanin pas vrasjeve.

Alibej pranoi se vrasja e Viktor Haxhias ishte një gabim. Në atë makinë kishte qenë edhe Altin Ndoci, i cili u largua pak para sulmit.

“Ata nuk e dinin që ishte Viktori në makinë. Menduan se ishte Altin Ndoci,” tha Alibej.

Ai diskutoi me Nuredin Dumanin edhe për mundësinë për të vrarë Ndocin gjatë varrimit të vëllezërve Haxhia, por ky plan dështoi sepse Ndoci nuk u shfaq në ceremoni.

Një nga zbulimet e sotme ishte përdorimi i uniformave të rreme të OFL-së dhe policisë. Alibej tregoi se kishte një mik në Kukës, Bujar Germizin, i cili i furnizoi me veshje të falsifikuara.

“I thashë Nuredinit: ‘Keni nevojë për uniforma si të OFL-së?’ Ai pranoi, dhe Bujari më dha disa jelekë dhe këpucë me shkrimin ‘OFL’. Ato u prodhuan në Kosovë, por unë i mora në Kukës dhe ia dhashë Nuredinit,” rrëfeu Alibej.

Ky zbulim shton dyshime për përdorimin e profileve të rreme në operacione kriminale.

Alibej zbuloi se pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, Talo Çela kishte qëndruar në shtëpinë e tyre, një informacion që ai e mori pasi Klevis Alla filloi të nxirrte emra.

Ndërkohë, Nuredin Dumani u fsheh në Spille tek e vjehrra, pasi dyshonte se po flitej për të në media. Policia i bëri një vizitë banesës së tij, por ai kishte ikur tashmë.

“Unë flisja vazhdimisht me të në Sky ECC,” tha Alibej.

NË SEANCËN E FUNDIT, ALIBEJ DEKLAROI:

“Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro. Nga hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhën” i kishte Sandër Baho.

Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshem, Henrik Hoxhën s’e njihja, vetëm kam dëgjuar që kishte preudonimin “kusho” edhe “nipi” që i drejtohej Klevis Allës.

Me Nuredinin flisja për Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo.

Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia.

Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.

Nuredini është angazhuar me qenë i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre s’i dija.

Në “Sky Ecc” më shkuran Plarent Dervishi, kam pas kontakt me të, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”.

Plarenti më tha: “m’bohet qefi që e ke gjet Talo Çelën”! Unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin.

Kishim një makinë “Toyota” të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ia dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ia dhashë tek pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ia çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar.

Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim.

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ç’më kërkonte ia jepja.

Armët ja dhashë bashkë me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt në televizion lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur “Toyota”, i thashë Nuredinit: “Pse shenja gjaku në makinë?”

Më tha: “kemi gjuajtur me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “Kusho”-ja”. Pastaj u shoqërua “nipi” në polici dhe Nuredini m’tha: “M’duket se ky po flet”! Dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshinjtë, nga “Miri i Pojes” që Nuredini e kishte mik.

Alibej: Kam pas dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit “ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?” Më tha “po”, dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ia kam dhënë Nuredinit, jelekë dhe kambale, me mbishkrimin OFL. Janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës.

Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo kishte qëndruar tek shtëpia e Haxhiajve, kur mesova me TV që Klevis Alla po nxirrte emra.

Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille tek vjehrra. Ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë por ai kishte ik, flisja gjithë kohës me të në “Sky Ecc”.

Unë rrija në shtëpi, por vinin më takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi. Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare. Arjani fliste dhe me “Fat Katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditen familjen.

Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerrë nga sistemi TIMS, kisha investiguar për të, se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend ma ka thënë Nuredini, apo e kisha mësuar me para.

Mesa di lekët për vrasjen i ka nda Nuredini, më tha që i ka dhënë nga 35 mijë euro secilit.

Alibej: Dumani ishte shpërngulur në Spille dhe ishte në gjendje jo të mirë dhe vendos t’i marr në Elbasan.

I kam blerë një shtëpi më pas e kam kompletuar dhe para se ta shpërngulja familjen e tij, fillimisht ka ardhur Nuredini.

“Ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?” Erion Alibej: Janë bërë në Kosovë, ia dhashë Nuredin Dumanit. Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo kishte …
I kam thënë Sandër Bahos dhe ka shkuar ta marrë në dalje të autostradës dhe fillimisht Dumani ka ndenjur te shtëpia e Sandrit.

Morën një info për Talo Çelën që e strehonte Abedin Mamaj. Për të shkuar deri atje te fshati, Nuredini është angazhuar me çunat e Fushë-Krujës, njeri quhej Veri dhe tjetri Besi.

Janë bërë veprime te pularia, kanë hyrë brenda për ta kapur Talon dhe i iku. Janë kthyer te shtëpia e Sandër Bahos dhe ccunat e Fushë-Krujës në vendin e vet.

Mbas disa kohësh që Nuredini ka ndenjur te shtëpia e Sandrit e kam tërhequr te shtëpia që kisha marrë.

Nga fundi i prillit kam pas një djalë që quhej Endri Karaj dhe ka kërkuar të flasë me mua.

Dhe i shkruaj ne aplikacion dhe më thotë do të flas me ty Xhuljan Hoxha, dhe i them nuk jam në Shqipëri, po unë isha te shtëpia në Elbasan.

Kam lidhur kontakt me Xhuljan Hoxhen ku më ka dërguar foto të këtyre. Dhe më thotë që Rigers Runaj i jep të gjitha informacionet e ke afër shtëpisë.

Dhe shumë pak kam biseduar dhe i thashë kur të vi në Shqipëri do të them që di të të takoj fizikisht”.