“Hoxhaj e qëlloi me pistoletë”/ Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit: Ja pse e donim të vdekur

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me krimet ku është përfshirë Erion Alibej, tashmë i penduar i drejtësisë. Ai ka zbuluar se si kanë realizuar planin për vrasjen e Emiliano Ramazanit, sipas dëshmisë së zbardhur.

Alibej ka treguar se Ramazani ishte më aktivi i grupit të Çopjave, kundërshtarët e tyre dhe për këtë aryse, vendosën ta vrisnin. Ai shtoi se Henrik Hoxha ishte shofer dhe Skerdi Tase ishte ekzekutor. Për këtë ngjarje, ka bashkëpunuar edhe më Nuredin Dumanin, teksa janë paguar me 2 milionë euro.

Dëshmia e Erion Alibej:

Kur Nuredini erdhi në shtëpinë time, rreth asaj periudhe ishte kohë karantine. Doja të kishte lidhje mes Nuredinit dhe Dashnor Dumanin, dhe i kam dërguar dikë nga Roterdami për t’i nisur një telefon të enkriptuar.

“Armët i blemë tek një hoxhë në Tiranë”/ Erion Alibejt zbardh vrasjen e Dorian Shkozës: Pagova 100 mijë €

Lidhëm kontaktin dhe e ka pyetur edhe në lidhje me të afërmit e tij. Koha kur Nuredini shkonte e vinte në shtëpinë time. Nëpërmjet Eno Bitrit, lidhëm kontakt me Mikael Qosen, gjatë bisedave Nuredini i thotë po, jam unë pas këtyre vrasjeve. I nis një foto ku ishin shumë euro mbi tavolinë dhe një shkrim ku shkruhej datë, muaji dhe ora. Kemi 2 milionë euro për vrasjen e Erion Alibej
Sipas Nuredinit, i ka kërkuar gjysmën e lekëve dhe në këmbim Talo Çelën. Ka kontaktuar me Mikael Qosen që i ka thënë do i vras të gjithë jevgjit e tu. Ne i dinim të gjithë ata që na kishin vrarë familjarët e tu. Në vazhdimësi janë kryer shumë biseda. Nuredini solli një Pasat ngjyrë gri, makinë e vjedhur. Sa i përket një liste, nuk ka qenë kurrë një listë.

E kemi lënë makinën në garazh te dajat e mi në Peqin. Nuk e kemi pasur një plan, përgatiteshim për diçka të radhës. Daja e nuses kishte një kapanon buzë rrugës te Metalurgjiku dhe na interesonte. Asokohe interesoheshim dhe për Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Për ekzekutimin e Bujar Çelës, e morën përsipër Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase. Gjatë kohës vendosëm për Emiljano Ramazanin, për të cilin informator kishim përveç Nuredinit, edhe Eljo Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.

Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi që kishin grupi i Çopjave bashkë me Bujar Çelën. Këtë si punë e morën Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase, për vrasjen e Emiliano Ramazanit. Kanë qenë 2-3 episodet që mbetën tentativë dhe nuk u krye ekzekutimi. Ditën e ekzekutimit, Emiliano Ramazani ishte te palestra, Henrik Hoxha ishte shofer dhe Skerdi Tase ishte ekzekutor. Ka ardhur makina e Emiljano Ramazanit, dhe pa e fikur Emiliano makinën e ka ekzekutuar Henrik Hoxhaj me pistoletë TT.

Pas ekzekutimit kanë vazhduar rrugën dhe në dalje të Elbasanit, e kanë lënë armën diku në fshatin Brosh me idenë që do kthejnë dhe do e fusnin në shtëpinë e Bujar Çelës. Henrik Hoxha gjithmonë merrte makina me qera për të kryer vrasje. Emiliano Ramazanin e njihja si mik të Mikael Qoses, i njihja dhe vëllain Leonard Rrahmani.

Unë kam qenë gjithmonë komunikues, për çdo gjë që kam bërë e kam menduar me Nuredinin. Nuk merja unë ose ai ndonjë vendim, ai e organizonte dhe unë isha pro për çdo gjë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam qenë i interesuar unë. Nga ana ime kam patur informator Xhuljano Hoxhën dhe Nuredin Dumani Eljo Bitrin. Xhuljano Hoxha ka qenë në dijeni për vrasjen e Emiliano Ramazanit. E kam paguar edhe në këtë rast.

Për çdo vrasje do paguheshin 100 mijë euro, për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam paguar 75 mijë euro, aq sa më ka thënë Nuredini. Të nesërmen e ekzekutimit të vrasjes së Emilianos, kam dërguar Arsen Preçin, e priti një vajzë në taksi të cilës i dorëzoi paratë.