Baçi tha se “Shqipëria bëhet” mori mbi 60 mijë vota dhe sërish nxori një deputet, ndërsa shtoi se edhe Lulzim Basha mori mbi 20 mijë vota e nuk fitoi dot asnjë mandat.
Sipas tij, kjo tregon se reforma zgjedhore ka nevojë për ndryshim.
Analisti politik Agim Baçi, i ftuar në një studio televizive, komentoi situatën aktuale politike në vend.
Agim Baçi:
“Evidentimi i problemeve të zgjedhjeve të 11 majit është me rëndësi. Largimi i koalicioneve nga Edi Rama i bën dëm opozitës. ‘Shqipëria bëhet’ mori 61 mijë vota dhe mori 1 mandat, Basha mori mbi 20 mijë vota dhe nuk fitoi deputet. Kemi nevojë për reformë zgjedhore. Duhet një reformë e thellë. Mbledhja e fakteve për proces elektoral të vjedhur është diçka e mirë. Integrimi në BE besoj se do bëhet si në NATO, ndodh për çështje strategjike dhe jo reformash. Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarë të drejtësisë. Pavarësia e gjyqësorit duhet të ruhet. Kompromisi i mundshëm mes palëve politike kundër drejtësisë do ishte i frikshëm”.