100 mijë viktima nga i nxehti ekstrem në Evropë

Alarmi i OBSH: Evropa po përballet me krizë klimatike shëndetësore
100 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit në 35 vende evropiane gjatë 2022-2023. Bilanc tragjik që reflekton sesi ndryshimet klimatike shkaktojnë gjithnjë e më tepër krizë shëndetësore.

Sipas statistikave, Evropa është zona e planetit që nxehet më tepër, ku përtej vapës, në shtim janë edhe fenomenet e tjera meteorologjike ekstreme, si përmbytjet. Një qytetar në çdo 10 të tillë në qytetet evropiane është i kërcënuar nga to, ku frekuenca është 9 herë më e lartë.

LEXO  Shqiptari në Greqi ishte anëtar i një bande, ja pse ia mori jetën gruas

Nga viti 2020, katër prej 5 viteve konsiderohen si ndër më të nxehtët të regjistruar ndonjëherë dhe përllogaritet se brenda vitit 2030, 80% e evropianëve do të jetojnë në zona urbane, duke shtuar edhe risqet.

LEXO  “1.6 mln lekë për 100 qytetarë”, keni kohë vetëm 15 ditë – Ja kush përfiton

Viti 2024 konsiderohet si më i nxehti deri më sot dhe jemi përballë një rritje temperaturash globale që etiketohet si katastrofike, me +3 gradë Celsius.

Pasojat bien mbi trupin e njeriut, që shoqërohen me sëmundje respiratore, valë të nxehti, infeksione, shqetësime mendore.

LEXO  Pësoi paralizë faciale, si është sot gjendja e Kelly-t? Zbulohen detaje të reja

Për të gjitha këto arsye, OBSH për Evropën ka ngritur një komision të posaçëm mbi klimën e shëndetin publik, që ka si synim të transformojë politikat shëndetësore për t’u përballur me kërcënimet mjedisore më të rënda.

Lajme Te nGjashme