Grabitën shoferin e një taksie nën kërcënimin e armës dhe punonjësin e një karburanti, arrestohet 23-vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Couple”, për zbardhjen e vjedhjeve.

Bashkëpunoi për vjedhjen e parave të një drejtuesi taksie dhe të një punonjësi në karburant, kapet 23-vjeçarja.

Kjo shtetase dhe bashkëpunëtori i saj, aktualisht në kërkim, me precedent të theksuar për vjedhje.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të 2 shtetasve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit “Couple”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, konkretisht shtetasen F. K., 23 vjeçe, banuese në Krujë.

LEXO  Mot përvëlues në Shqipëri, temperaturat deri në 40°C

Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.

LEXO  Adrola Dushi zbulon dy kërkesat e sinqerta të djalit: “Mos pi duhan dhe…”

Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore.

LEXO  ”Bëni kujdes me …”/ Horoskopi i ditës së nesërme, e premte 19 Shtator 2025

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. N..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.

Lajme Te nGjashme