Gruaja në Tiranë denoncon burrin në polici: Ka një vit që ka ikur, ka marrë të gjitha kursimet

Tiranë- Një grua nga Tirana ka kërkuar ndihmën e policisë pas largimit të bashkëshortit të saj, i cili prej më shumë se një viti nuk është kthyer në banesë.

Ajo deklaron se ai jo vetëm që ka braktisur fëmijët e mitur, por ka marrë me vete edhe të gjitha kursimet e familjes.

LEXO  Sherr me thika në Durrës, i riu qëllon 20-vjeçarin dhe “zhduket”

Ngjarja është denoncuar zyrtarisht dhe policia ka nisur hetimet për të zbuluar vendndodhjen e burrit dhe për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Ka kallëzuar në polici shtetasja F. O., 36 vjeçe, se prej 1 viti, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi A. O., 42 vjeç, duke braktisur fëmijët e tyre të mitur dhe duke marrë kursimet e tyre familjare. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;

LEXO  4 qershor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

LEXO  I dënuar në Itali me 7 vite burg, arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari! Akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Lajme Te nGjashme