Parandalohet një ngjarje tragjike, policia shpëton në momentet e fundit një 35-vjeçar që tentoi të hidhej nga çatia

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë në qytetin e Durrësit, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit dhe zjarrfikëses.

Një burrë rreth 35 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga çatia e një ndërtese. Sipas burimeve paraprake, ai kishte hipur në çati dhe qëndronte në rrezik për disa minuta, ndërkohë që qytetarët kishin njoftuar autoritetet.

LEXO  “Kam frikë me shku te Zoti”/ Deklarata e fortë e Petrovcit, çfarë tha ai para disa kohësh: Unë isha vetëm…

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat me profesionalizëm kanë bërë të mundur neutralizimin dhe uljen e tij në tokë pa dëmtime.

LEXO  Çelsi shkruan historinë, i jep leksion PSG-së në finale dhe fiton Botërorin e Klubeve

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se 35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore dhe po trajtohet nga specialistët përkatës. Ndërkohë, po punohet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tentativë.

LEXO  Shpërthimi në servisin e motorëve, një person i afrohet biznesit… Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Zbardhet dëshmia e pronarit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Lajme Te nGjashme