Tentuan t’i rrëmbenin vajzën pak ditë më parë/ Dedektivja Shkënda Lili reagon publikisht, flet për ngjarjen

Pak ditë më parë në media u publikua lajmi i tentativës për rrëmbim të një vajze 7-vjeçare pranë pallatit ku banonte.

Bëhet fjalë për vajzën e mitur të detektives private Shkenda Lili. Ngjarja fatmirësisht u shmang në kohë falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe vigjilencës së nënës.

Vetë detektivja ka rrëfyer në Top Story ngjarjen tronditëse, duke deklaruar se ngjarja nuk ka lidhje me punën e saj.

Ajo ka treguar se vajzën e ka lënë vetëm 30 sekonda vetëm kur ka shkuar në shtëpi t’i merrte një rrobë, por ka qenë vajza e cila në citofonin e shtëpisë i ka treguar se po e rrëmbenin.

LEXO  Pse Shqipëria s`bleu avionë për shuarjen e zjarreve, përgjigjet Rama: Greqia dhe Italia po vuajnë njësoj si ne!

Ajo rrëfen më tej se ka zbritur me shpejtësi dhe se nga kryqja e pamjeve të kamerave pa një grua të veshur normalisht, me një bukë në dorë që e kishte tërhequr dhunshëm vajzën e saj.

E mitura kishte mundur të largohej për të lajmëruar të ëmën. Pas ndjekjes me detektivët e saj privat dhe policinë, zbuloi se bëhej fjalë për një grua me probleme mendore, e njëjta që doli tetë muaj më parë në pamje në një supermarket teksa merr një fëmijë të vogël dyvjeçar.

LEXO  FIFA vendos ZYRTARISHT: Serbi-Shqipëri do të luhet me tifozë…

Ky rast ka rikthyer në vëmendje një temë që shpesh mbetet në hije: siguria e fëmijëve në hapësirat publike dhe kërcënimet gjithnjë e më të sofistikuara që i rrethojnë ata.

LEXO  Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra

Rasti vjen në një kontekst kur prindërit shqiptarë janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj sfidave që sjell rritja e fëmijëve në një realitet ku teknologjia, mungesa e kontrollit institucional dhe kriminaliteti përplasen në mënyrë të rrezikshme.

Ndërkohë detektivja Shkënda Lili ka treguar pak kohë më parë kanë tentuar të rrëmbenin vajzën e saj duke shtuar se kjo ngjarje nuk ka lidhje me punën që bën.

Lajme Te nGjashme