Kundravajtja u kushtoi jetën/ Aksident në autostradë, një i vdekur dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë

Në autostradën A22 të Brennerit në Bolzano të Italisë, një aksident i rëndë rrugor ndodhi të dielën në mëngjes, pak para orës 05:15. Mësohet se një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

LEXO  Pritet një dallgë tifozësh kuqezi në Riga për Letoni-Shqipëri, policia bllokon “Sheshin e Lirisë” si provë për… Serbinë

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka hyrë në mënyrë të gabuar në autostradë nga pika e pagesës në Bolzano Jug dhe ka lëvizur në drejtim të kundërt (në drejtim veri), duke shkaktuar një përplasje frontale me një tjetër automjet që po vinte në drejtimin e duhur.

LEXO  Plas sherri në Astir, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, rrihet me të afërmit e saj

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit e Bolzanos, policia rrugore dhe disa autoambulanca. Dy prej të plagosurve janë transportuar në spitalet e Bressanones dhe Trentos, ndërsa tre fëmijë të moshave 8, 11 dhe 14 vjeç u transportuan me helikopter në Klinikën Universitare të Innsbruckut, sipas njoftimit nga Qendra e Emergjencave të Bolzanos.

LEXO  “Përshëndetje, një mikut tim i..”/ U shtirën si Erion Veliaj për të përfituar 70 mijë euro, dënohen katër mashtrues

Si pasojë e aksidentit, në A22 u krijuan kolona të gjata, ndërsa trafiku u devijua drejt rrugës shtetërore pranë Brennerit.

Lajme Te nGjashme