Policia e Shtetit miratoi një plan masash , me qëllim përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike. Ky plan përfshin disa veprime konkrete duke filluar nga patrullimet dhe mbikëqyrja e territorit me teknologji të avancuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:
Në ardhje të delegacioneve Aeroporti i Rinasit:
Mbikalimi i Kasharit
Autostrada “Durrës-Tiranë”
Unaza e Re
Rrethrrotullimi i Saukut
Rruga e Elbasanit
Rruga “George W Bush”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Dervish Hima”
Në largim të delegacioneve:
Rruga “George W Bush”
Rruga e Elbasanit
Rrethrrotullimi i Saukut
Unaza e Re
Sheshi “Shqiponja”
Autostrada “Tiranë-Durrës”
Mbikalimi i Kasharit
Aeroporti i Rinasit
Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.
Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.