E rëndë/ 54-vjeçari gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se… (Emri)

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë pasdite në fshatin Shumicë të Tropojës, ku një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas burimeve paraprake nga policia, rreth orës 14:40, shtetasi K. N. u gjet i pajetë nga familjarët.

Dyshimet e para janë se ai i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.