Gjiko u shpall i pafajshëm, reagon Elita Rudi: Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por nuk na ndau

Gjiko është shpallur i pafajshëm nga akuzat për përdhunimin e një të miture. Çështja ndaj tij u hap në vitin 2022 dhe reperi akuzohej se në vitin 2015 kishte mashtruar dhe abuzuar seksualisht një 15-vjeçare.

Ditën e hënë, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur reperin të lirë nga akuzat për veprën penale të dhunimit dhe armëmbajtjes pa leje. Vendimi është bërë i ditur nga avokati i tij, Kujtim Kërveshi, përmes një postimi në rrjete sociale.

LEXO  ‘Doja ta vrisja, ose…’/ Laert Vasili tregon momentin kur pas shumë vitesh gjeti personin që e abuzoi se*sualisht

Pas avokatit, ka reaguar edhe bashkëshortja e reperit, moderatorja e njohur Elita Rudi. Në shkrimin e saj, ajo thotë se “mbyllet një plagë”. Elita shprehet se e ka ditur gjithnjë që Gjiko ishte i pafajshëm dhe tani janë gati për një rrugë të re plot dritë.

LEXO  “Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave”/ Elton Ilirjani SHPËRTHEN ndaj Shqipe Hysenajt, paralajmëron…

“Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por kurrë nuk na ndau. Sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditur gjithmonë: ti je i pafajshëm. I kemi duruar fjalët, akuzat, dyshimet… por asnjëherë s’u dorëzuam.

Më kujtohet si sot kur me the: ‘Nëse ti je me mua, s’ka rëndësi kush është kundër, veç të kem ty mjafton.’

LEXO  “Udhëtoi gjithë natën…”/ Rudina Dembacaj festoi ditëlindjen, ja si e surprizoi Marku

Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë, e kur unë dobësohesha, forca jote më ngriti. Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha. Përpara kemi veç dritë bashkë, më të fortë se kurrë.”

Lajme Te nGjashme