“Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau mamin”/ Rrëfimi i djalit të Gentiana Hudhrës për krimin tronditës

Mario, një nga dy fëmijët e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare të vrarë me thikë dy ditë më parë në Itali nga ish-bashkëshorti i saj,

Nikollaq Hudhra, ka rrëfyet për mediat përjetimin kur mori vësh ngjarjen tragjike.

Sipas mediave fqinje, i riu është shprehur se ishte takuar me të atin para se ky i fundit të masakronte me thikë në mes të rrugës nënën e tij.

LEXO  Ministria e Arsimit dështon sërish! Publikohet online teza e provimit të Biologjisë dhe Ekonomisë

“Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, mësohet se ka treguar ai.

Sot pritet konfirmimi i arrestimit dhe seanca e pyetjes së sigurisë përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake ndaj burrit që, pas krimit, u ul në një stol dhe priti mbërritjen e karabinierëve, të cilëve iu dorëzua dhe pranoi krimin.

55-vjeçari me origjinë shqiptare deklaroi se kishte menduar të vepronte edhe 2-3 herë gjatë muajit të kaluar. Ai vrau ish-gruan, me të cilën ishte i ndarë që nga viti 2021, duke përdorur një thikë me teh 18 centimetra, teksa ajo po shkonte në punë. Në polici ai tha se e bëri këtë për të shpëtuar fëmijët.

LEXO  Shefi i NATO: Putin është gati të vazhdojë luftën, s’duhet të jemi naivë ndaj Rusisë

Ndërkohë, është urdhëruar autopsia mbi trupin e viktimës. Prokurori i ka ngarkuar atij rrethanat rënduese të lidhjes bashkëshortore, parashikimin dhe egërsinë e veprës.

Ish-bashkëshortët kanë dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, që jetonin me nënën. Në kohët e fundit nuk kishte sinjale për ndonjë rrezik të menjëhershëm për sigurinë e gruas, e cila të shtunën (14 qershor) në mbrëmje po shkonte si zakonisht në punë.

LEXO  E rëndë/ Gruaja i merr jetën 4 fëmijëve të saj dhe më pas vetes!

Lajme Te nGjashme