Irani nis një valë të re sulmesh me raketa, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat shtetërore iraniane.

Ushtria iraniane ka paralajmëruar qytetarët izraelitë që të evakuohen menjëherë, në pritje të goditjeve të mëtejshme.

Transmetuesi kombëtar iranian, duke cituar ushtrinë e vendit, ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj banorëve të asaj që e quan “Territoret e Pushtuara”, duke iu referuar shtetit të Izraelit, që të evakuohen për të mbijetuar.

LEXO  Bie zjarr në Gjirokaster

Televizioni shtetëror iranian shton se sulmet do të vijojnë si përgjigje ndaj goditjes ajrore që shkatërroi selinë e transmetuesit iranian në Teheran.

Po ashtu, forcat ushtarake iraniane kanë urdhëruar evakuimin e selive të televizioneve izraelite Channel 12 dhe Channel 14, të cilat mendohet se mund të jenë objektiva të drejtpërdrejta të sulmeve të radhës.

LEXO  Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Më herët gjatë ditës, ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se Irani ka vepruar në përputhje me të drejtën për vetëmbrojtje, duke ndërmarrë “operacione mbrojtëse proporcionale”, të cilat, sipas tij, janë drejtuar ekskluzivisht kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturës përkatëse në territorin izraelit.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përpoq të bëjë një ndarje të qartë midis objektivave të Izraelit dhe atyre të Iranit.

LEXO  “Prisni një luftë të madhe midis Perëndimit dhe Lindjes”/ Ky është parashikimi i Baba Vangës që po frikëson gjithë botën

Ai deklaroi se Izraeli ka goditur vetëm kërcënime bërthamore dhe raketore, ndërsa akuzoi Iranin për sulme të qëllimshme ndaj civilëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, të paktën 224 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite të premten.

Lajme Te nGjashme