Lufta Izrael-Iran kthehet në sfidë energjitike. Tronditet tregu global i naftës. Luhatje të forta në çmime

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit po përshkallëzohet në një betejë me implikime të mëdha strategjike dhe ekonomike, duke e kthyer situatën në një luftë energjitike me pasoja globale. Në fokus janë sulmet e fundit në impiantet e naftës dhe gazit të Iranit në Bandar Abbas dhe South Pars, që kanë tronditur tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve dhe kanë ngritur shqetësime për destabilizimin e furnizimeve globale.

Kërcënimet e Teheranit për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit – një nga nyjet më të rëndësishme detare për transportin e naftës që kalon rreth 30% e tregtisë globale të naftës – kanë alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe tregjet e energjisë. Një bllokadë e tillë do të godiste eksportuesit kryesorë në Lindjen e Mesme, përfshirë Irakun, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Katarin, duke krijuar një krizë të rëndë në furnizimet me energji.

LEXO  Qarkulloi me ‘G-Class’ në breg të detit në Lezhë, gjobitet me 50 mijë lekë 23-vjeçari (VIDEO)

Në mënyrë paradoksale, një rritje e çmimit të naftës do të shërbente si një ‘frymëmarrje ekonomike’ për Rusinë, e cila varet në masë të madhe nga të ardhurat nga eksporti i hidrokarbureve. Për Moskën, një destabilizim në Lindjen e Mesme mund të përkthehet në një avantazh strategjik në tregjet globale të energjisë.

Situata komplikohet edhe nga aktivitetet e Huthëve në Jemen, një grup i mbështetur nga Irani, që ka kryer sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, duke rritur rrezikun për trazira më të gjera në rrugët kryesore të transportit detar.

LEXO  “Erogen Vaso uli kokën dhe ka qëndruar pa lëvizur derisa…”- Atentati me dy viktima në Shkodër, Klodiana Lala tregon çfarë zbuluan kamerat e sigurisë: Autori i dyshuar mendoi se e …

Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten në bursat aziatike, duke ndjekur rritjen prej 13% në javën e fundit. Kjo tendencë mund të nxisë një valë inflacioni globale, që do të vështirësonte politikat monetare të Rezervës Federale të SHBA-së, duke e bërë më të vështirë uljen e normave të interesit në perihten afatmesme.

Në Evropë, tregjet financiare shfaqin kujdes të shtuar, ndërsa investitorët ndjekin me vëmendje çdo zhvillim në përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt. Presidenti Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes amerikane, çka i shton më shumë tensione në rajon.

LEXO  Kriza e strehimit! Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë! Përfituesit kryesorë, ja si do të përzgjidhen

Në këtë situatë të paqëndrueshme, çdo përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë globale dhe sigurinë energjitike, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë dhe menaxhimit të krizave në një rajon të rëndësishëm për tregjet botërore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Lajme Te nGjashme