Pamje të reja të frikshme tregojnë momentin kur i mbijetuari i vetëm del nga flakët e avionit në Indi

Pamje tronditëse të publikuara së fundmi në rrjetet sociale shfaqin Vishwas Kumar, i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore të ndodhur në Ahmedabad, teksa del nga flakët masive që përfshinë zonën pas përplasjes së avionit Air India AI171.

LEXO  Në ditën e 17-të të grevës së urisë për zhvarrosjen e trupit të djalit që mbeti viktimë në tragjedinë e Tempit, shqiptari Pano Ruci në rrezik për jetën

Në videon, e cila është verifikuar nga burime të afërta me autoritetet hetimore, Kumar shihet duke dalë mes zjarrit disa sekonda pas shpërthimit të avionit që kishte në bord 242 persona — përfshirë ekuipazhin dhe pasagjerët.

LEXO  Skandali në Onkologjik/ Gazetari Osman Stafa kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me kancer

Të gjithë, përveç Kumarit, humbën jetën në aksidentin që ndodhi menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel më 12 qershor.

LEXO  Detaje nga ngjarja e rëndë tek Liqeni i Thatë, 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë dhe…

Lajme Te nGjashme