Plagosja e turistit belg, arrestohet pronari që i dha ‘Jet ski’ me qira

Durrës- Policia në Durrës ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili akuzohet se i ka dhënë mjetin lundrues të tipit “Jet ski” 21-vjeçarit belg, që mbeti i lënduar në zonën e Shkëmbit të Kavajës pas manovrave në det.

Mjeti lundrues, të cilin e drejtonte dikush tjetër ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë, duke lënë të plagosur rëndë të riun nga Belgjika, i cili pas ndihmës së parë mjekësore u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

LEXO  “Doli llafi i Ramës”/ Nuk përmbahet Dash Sula: Nga rahmet pastë për LSI, tani kjo kaloi te PD-ja

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. Xh., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’”, informon policia.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, rezultoi se “shtetasi S. Xh. i ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, pa masat e sigurisë të nevojshme, shtetasit belg H. K., i cili nuk është i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh”.

LEXO  Lajmi i fundit/ Vritet një 30-vjeçar në Divjakë

Policia po ashtu sqaron se shtetasi S. Xh., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka dhënë informacione të rreme për rastin.

“Shtetasi H. K., që u dëmtua gjatë manovrave me mjetin lundrues, vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve”, bën me dije më tej policia.

LEXO  “Ilir Metës po i bëhet terror psikologjik”- Sali Berisha: I kanë hequr telefonin dhe s’i kanë lejuar takimin me familjarët

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Lajme Te nGjashme