“Prokuroria dhe Policia e Elbasanit janë të korruptuara”/ ‘Bomba’ e Erion Alibejt: Suel Çela donte…

Detaje tronditëse janë zbardhur nga dëshmia e Erion Alibej në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”.

Alibej ka pranuar përpara prokurorëve përfshirjen në trafikun e kokainës, ndërsa mohoi çdo përfshirje në vrasje.

“Në marrëveshje me Endritin dhe një shtetas turk – mik i familjes sonë – nisëm një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Ne ishim biznesmenë që merreshim me aktivitete të paligjshme, por jo me vrasje.

LEXO  Foshnja lindi 6 javë para kohe dhe mbahej në jetë nga aparaturat, por gjen vdekjen pasi një 6-vjeçar e hodhi në dysheme

Investuam gjithçka te ajo ngarkesë,” u shpreh Alibej, duke shtuar se komunikimet për këtë aktivitet bëheshin në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC.

Ai tha se kishin bashkëpunuar me Dritan Gjikën për këtë dërgesë që u nis nga Ekuadori drejt portit të Mersinit në Turqi. Por sipas tij, gjithçka mori një kthesë tragjike kur “dy personat më të rëndësishëm të kësaj ngarkese”, Endriti dhe shtetasi turk, u vranë.

LEXO  “Sa para do, vendose shifrën që të vrasësh Erionin”, Alibej “zbërthehet” në GJKKO: Si e kuptova që donin të më eliminonin

“Përveç humbjes së dy njerëzve, kjo më rrënoi ekonomikisht. Deri për bukën e gojës e kam pasur të vështirë,” tha ai në sallën e gjyqit.

Në një akuzë të drejtpërdrejtë, Alibej përmendi edhe emrin e Suel Çelës, për të cilin tha: “Ka pasur interes që Endriti të largohej nga loja.”

LEXO  Ky është turisti që humbi jetën në Valbonë. Ishte duke eksploruar zonën kur rrëshqiti dhe ra në një terren të thepisur

Alibej hodhi hije të rënda dyshimi mbi integritetin e autoriteteve vendore: “Nga Prokuroria e Elbasanit dhe Policia, kam prova që janë të korruptuar.”

Lajme Te nGjashme