SHBA përgatitet për çdo skenar në Lindjen e Mesme, avionët luftarakë në gadishmëri

Shtetet e Bashkuara po rrisin ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Tre zyrtarë amerikanë konfirmuan se Uashingtoni ka vendosur të dërgojë avionë të avancuar luftarakë në rajon, përfshirë F-16, F-22 dhe F-35.

LEXO  Skandali në Universitetin Bujqësor/ 28 pedagogë, anëtarë të stafit dhe biznesmenë nën akuzë

Sipas burimeve, vendosja e këtyre mjeteve ajrore ka karakter mbrojtës dhe synon të përforcojë kapacitetet e SHBA për të reaguar ndaj kërcënimeve ajrore në rajon. Zyrtarët kujtuan se avionët në fjalë janë përdorur më parë për të neutralizuar raketa dhe drone.

LEXO  Moti i keq në Greqi, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Ky zhvillim vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të kërkojë zgjidhje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

LEXO  Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli paraqitet në SPAK

Lajme Te nGjashme