Tronditëse në Itali, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij pas debatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Racale, në provincën e Lecce në rajonin italian të Salentos, ku një grua 53-vjeçare është vrarë brenda në shtëpi nga i biri i saj 21-vjeçar.

Sipas mediave lokale, viktima është Teresa Sommario, e lindur në Gjermani dhe banore në Racale, ku jetonte me të birin, Filippo Manni.

LEXO  I fundit/ Noteres Sanja Telhallari i sekuestrohen18 asete me vlerë 3 milionë euro me burime të dyshuara kriminale

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një konflikti të ashpër mes tyre, kur Filippo Manni goditi në kokë nënën e tij me një sëpatë.

Pas ngjarjes, 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes dhe është parë duke u endur në qytet, ndërsa një kalimtar e vuri re dhe njoftoi policinë. Forcat e rendit arritën ta arrestojnë dhe ta marrin në pyetje në komisariat.

LEXO  Këmbimi valutor, 3 qershor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Trupi i viktimës u gjet nga djali tjetër i saj, i cili menjëherë dha alarmin. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë së Casaranos dhe njësia hetimore e Lecces.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga kjo tragjedi familjare.

LEXO  “Bo*bardoni Iranin!”/ Trump habit me postimin në rrjetet sociale, publikon avionët luftarakë me kolonë zanore… (VIDEO)

Lajme Te nGjashme