U largua para kohe nga Samiti i G7, Donald Trump kritikon Macron: Është i gabuar, largimi im nuk ka të bëjë me armëpushimin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mohuar zyrtarisht se largimi i tij i parakohshëm nga samiti i G7 në Kanada lidhej me përpjekjet për një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit.

Teksa është parë duke hipur në bordin e Air Force One, Presidenti Trump publikoi një deklaratë në rrjetin e tij social Truth Social, ku e cilësoi si “të gabuar” Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili më herët kishte deklaruar se Trump po kthehej në Uashington për t’u angazhuar në bisedime për armëpushim.

LEXO  Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun! Çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

“Ai nuk ka asnjë ide pse jam tani në rrugë për në Uashington,” shkroi Trump. “Por me siguri nuk ka të bëjë me një armëpushim. Është diçka shumë më e madhe se kaq.”

LEXO  Taksa e ndërtesës rritet deri në 50%, nëse keni …

Megjithatë, Presidenti Trump nuk dha detaje të tjera mbi arsyet e largimit, duke e përmbyllur postimin me një frazë të zakonshme për të: “Qëndroni të informuar!”

Deklaratat e tij vijnë në kundërshtim me ato të Presidentit Macron, i cili nga Alberta (Kanada), ku po mbahet samiti i G7, deklaroi për mediat:

LEXO  Katër shenjat e horoskopit që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit, ja çfarë parashikojnë yjet

“Ka një ofertë për t’u takuar dhe për të biseduar. Oferta u bë pikërisht për të arritur një armëpushim dhe për të hapur rrugën për diskutime më të gjera,” tha Macron të hënën vonë.

Lajme Te nGjashme