Dalin pamjet/ Nuk ka më dyshime, ylli i serialeve turke shfaqet në mes të sheshit në Vlorë

Vlora përjetoi sot një atmosferë të pazakontë me praninë e aktorit të famshëm turk Burak Özçivit, i cili tërhoqi shumë qytetarë që u dyndën për të bërë fotografi dhe për ta përshëndetur nga afër.

Radhët e gjata të qytetarëve, sidomos të rinjve dhe familjeve, krijuan një skenë të rrallë për qytetin bregdetar.

LEXO  Habit këngëtari Erik Lloshi, zbulon detaje nga martesa: Gruaja më kërkoi divorc sepse…

Aktori u prit edhe në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i cili ndau emocionet e takimit në një postim në rrjetet sociale:

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera!”

LEXO  DETAJET/ Pas ish-kandidatit të demokratëve në Dibër, arrestohet edhe i biri, stamponin bluzat dhe i shisnin për “firmato”

Prania e aktorit, i njohur për rolet në seriale të suksesshme si “Kuruluş: Osman” dhe “Karasevda”, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke rritur më tej profilin ndërkombëtar të Vlorës.

LEXO  Plagosje me armë zjarri në Gosë të Rrogozhinës, qëllohen burrë e grua

Lajme Te nGjashme