I dha karamele dhe e preku në vende intime, i moshuari ngacmon s*ksualisht 12-vjeçaren

Një rast i rëndë është raportuar ditën e djeshme në Maliq ku një 60-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një t5ë mitur 12-vjeëare. Sipas informacionit paraprak i moshuari ka tentuar “të gënjejë” të miturën duke i ofruar karamele dhe të holla më pas e ka prekur në vende intime. 60-vjeçari u arrestua menjëherë pas denoncimit nga prindërit e vajzës. 12-vjeçarja ka treguar ngjarjen në prani të psikologut dhe prindërve në polici duke bërë të mundur kapjen e tij. E mitura ka arritur të largohet duke shmangur më tej kontaktin me të moshuarin.

LEXO  Aksident me katër të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, dërgohen drejt Traumës në Tiranë

E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60 vjeçarin. Kanë qënë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60 vjeçarin.

LEXO  Mot i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta, ja sa do të jenë temperaturat sot

Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën. Ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet. Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do t’i jepte lekë’ por vajza ka arritur ti largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi, ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj. Menjëherë ato i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin.

LEXO  Humbi jetën nga shtylla e dëmtuar, PUBLIKOHET VIDEO nga incidenti që i mori jetën 42-vjeçarit në Durrës

Hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Lajme Te nGjashme