BBV5 drejt nisjes: Zbulohen emrat e parë të mundshëm të banorëve të edicionit të pestë

Edhe pse kanë kaluar vetëm disa javë nga përfundimi i “Big Brother VIP Albania 4”, publiku shqiptar është tashmë i etur për të mësuar më shumë rreth edicionit të pestë të reality show-t më të ndjekur në vend.

Mëngjesin e djeshëm, në emisionin “Wake Up”, Neada Muça zbuloi disa nga emrat që po qarkullojnë në portale si kandidatë të mundshëm për BBVA 5.

LEXO  Dikur e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Eva Murati për dasmën e ish-partnerit: Me paratë e…

Sipas asaj që tha ajo në transmetim live, në listë përmenden:
Hygerta Sako – moderatorja sportive dhe ish-Missi e njohur në ekran;

Isli Islami – moderatori i dashur për publikun nga mëngjeset televizive;

LEXO  “Para të vjedhura nga fonde publike”- Dasma përrallore e Genar Topallit me Cindy Marina, “shpërthen” Eva Murati pas martesës së ish-it të saj

Kelvi Kadilli – gazetari me stil ironik dhe batuta therëse;

Kostana Morava – një emër më pak i njohur për publikun e gjerë, por që ka qenë më parë në studio televizive;

Vitmar Basha – këngëtari dhe showman-i i njohur për natyrën e tij spontane dhe të paparashikueshme.

LEXO  Donin t’i vinin tritol këngëtarit Jozi, autorët ngatërrojnë shtëpinë

Deri tani, Top Channel nuk ka konfirmuar as datën e nisjes dhe as pjesëmarrësit, por atmosfera e aludimeve dhe zhurma në rrjet tregojnë se BBVA 5 ka nisur të marrë jetë shumë më herët nga sa pritej.

Lajme Te nGjashme