Çfarë humbët nga finalja e Ferma VIP? Kapet puthja në buzë e Albanos me ish-fermeren në prapaskenë

Mbrëmja e djeshme në ekranin e Vizion Plus dhe Tring ishte e mbushur me emocione dhe spektakël. Finalja e madhe e “Ferma VIP 2” u zhvillua në një event madhështor, plot surpriza dhe momente të paharrueshme.

Por surprizat nuk kanë munguar as në prapaskenë. Në një video të publikuar nga ish-fermerja Keisi, shfaqet një moment i pazakontë mes Kryeplakut Albano Bogdo dhe Elinarës, të cilët shkëmbejnë një puthje në buzë. Kjo skenë, që ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, nuk është hera e parë që ndodh. Ajo është një përsëritje e një momenti të ngjashëm gjatë spektaklit dhe, sipas tyre, është pjesë e humorit dhe aktrimit që e ka shoqëruar edicionin.

LEXO  Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie/ Meteorologia jep lajmin: Ja çfarë do të ndodhë me motin në muajin Gusht

Pas 24 javësh sfida, konkurrence dhe përjetimesh të forta, Big Basta u shpall fituesi i këtij edicioni, duke marrë kurorën e “Fermerit VIP” për vitin 2025. Në finale u përballën pesë konkurrentë: Andueli, Big Basta, Andrea dhe Big Mama, të cilët dhuruan emocione të forta deri në fund.

LEXO  Nëna dhe tre fëmijët i dhanë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna, dënohet me 4 vite burg bashkëshorti Erdgys Arrazi

Spektakli i “Ferma VIP 2” u mbyll në një atmosferë festive, duke lënë pas një sezon të mbushur me të qeshura, përplasje, miqësi dhe surpriza që do të kujtohen gjatë nga publiku.

LEXO  Murrizi: Rama emëron ata që e kanë frikë, Berisha emëron ata që i ka frikë!

/vizionplus.tv

Lajme Te nGjashme