Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka rikthyer vëmendjen e publikut drejt saj me një postim të fundit që po bën xhiron e rrjetit.

Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Enca ka dhënë një sinjal të qartë se është në një lidhje të re dashurie.

LEXO  U qëllua me tek plumb teksa po lëvizte me makinë, policia në kërkim të autorëve të plagosjes së të riut në Tiranë

Ajo shihet duke shijuar momente romantike me një person të panjohur, duke shoqëruar foton me disa emoji dashurie, që lënë të kuptohet se ndodhet në një periudhë të lumtur emocionale.

Duket se artistja ka lënë pas lidhjen e mëparshme me ish-partnerin e saj afrikan dhe tashmë është fokusuar në një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.

LEXO  Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?

Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar – komentet janë të shumta, nga urimet për dashurinë e re, te kurioziteti për të zbuluar identitetin e partnerit të ri të Encës.

LEXO  Çfarë po ndodh me ish-banorët? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”

Me këtë postim, Enca jo vetëm që “trazoi” rrjetin, por edhe konfirmoi se është gati për t’u dashuruar sërish – dhe për ta ndarë këtë ndjesi me fansat e saj.

Lajme Te nGjashme