Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri i ka vënë flakën rrjetin me disa foto hot që ka postuar në Instagram.
E veshur me bikini ngjyrë bezhë, bukuroshja ka shfaqur disa nga momente nga pushimet e saj, ku ka nxjerrë në pah sharmin dhe format e saj perfekte.
Me një trup të tonifikuar, lëkurë të nxirë nga dielli dhe flokët biondë që luajnë me erën, ajo ka sjellë një pamje që të lë pa fjalë ndjekësit dhe publikun.
Fotoja pranë pishinës me sfondin përrallor të resortit luksoz ka bërë xhiron e rrjetit, me ndjekësit që nuk kursejnë komplimentet për bukurinë e saj.