“Ka mbetur e paralizuar pas ishemisë”/ Egla Ceno zbulon si është gjendja shëndetësore e nënës së saj: Po luftojmë…

Aktorja e dashur për publikun shqiptar, Egla Ceno, zbuloi pak ditë më parë një moment të vështirë që po kalonte nëna e saj. Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ajo tregoi se e ëma kishte përjetuar një ishemi të papritur. Fituesja e “Big Brother VIP 3” tregoi gjithashtu se falë ndërhyrjes së mjekëve, nëna e saj ishte më mirë.

LEXO  Reagon shënjestra e atentatit në Shkodër, Erogen Vaso: Dora e pabesisë iu mori jetën dy miqve të mi. Një mesazh për ata që më lidhin emra dhe grupe…

Ndërkohë një ditë më parë, Egla ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj dhe pyetja e parë që i kanë bërë ka qenë pikërisht në lidhje me gjendjen shëndetësore të nënës së saj.

LEXO  Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës, del në dritë përplasja mes aksionerëve, Valon Ademi akuzon Pacollin për mashtrim

“Si është mami Egla?”, ishte pyetja drejtuar aktores së njohur, e cila ka zbuluar se ajo është jashtë rrezikut, por ka ngelur e paralizuar.

“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap t ë mjekimit”, ka shkruar Egla në një postim në “Instastory”.

LEXO  Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion: Dhimbjet më filluan te…

Lajme Te nGjashme