Ka nënën sëmurë, Lefter Koka lë përkohësisht qelinë e burgut

Lefter Koka ka lënë përkohësisht për 8 orë qelinë e burgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve miratoi kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit për t’u larguar nga qelia deri në orën 17.00 të kësaj të enjteje për shkak se nëna e tij është sëmurë.

LEXO  “Më vjen keq, por…”- Washington Post: Tyler Robinson pranoi vrasjen e Charlie Kirk në një bisedë private pak para arrestimit! Ja çfarë shkruante 22-vjeçari

Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut pas disa orësh.

Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.

LEXO  Klevis Balliu shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Jam gati të përballem me regjimin

Lajme Te nGjashme