“Kemi tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim”, SPAK flet për median edhe për dosje e 21 Janarit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion publikoi në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët.

SPAK theksoi se aktualisht janë nën hetim janë 14 zyrtarë dhe ish zyrtarë, përfshirë 3 deputetë një ish deputet dhe një ish ministër.

Ne lidhje me dosjen e 21 janarit, SPAK u shpreh se veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor dhe për këtë arsye nuk mund të japin informacion.

1-Numri i letërporosive të dërguara nga SPAK drejt autoriteteve të huaja gjatë 3 viteve të fundit (2022-2024), për marrje bisedash shtesë nga aplikacione të enkriptuara (SKY EC EncroChat, ANOM, etj.).

Shtetet ku janë dërguar dhe numri për secilin vit.

2-Numri i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve aktualisht nën hetim nga SPAK, përfshirë: Deputetë/ish-deputetë.

3-Lidhur me dosjen e 21 janarit, cilat janë veprimet konkrete që po kryen Prokuroria e Posaçme?

4-Pak muaj më parë keni konfirmuar zyrtarisht se keni një ministër nën hetim? Cili është ministri dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i masë sigurimi ndaj tij/saj?

Për pyetjen e parë – Ju lutem reforojuni raporteve vjetore të SPAK. Link: Raport vjetor – spak gov.al.

Për pyetjen e dytë-Në total janë 14 zyrtarë dhe ish zyrtarë, përfshirë 3 deputetë 1 ish deputet dhe 1 ish ministër.

Për pyetjen e tretë-Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor.Duke iu referuar këtyre neneve nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre.

Për pyetjen e katërt- Një ish ministër është nën hetim.