Aksident gjatë natës në bypass-in e Vlorës. Përplasen dy mjete

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e premtes në bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip Nissan dhe një Mini Cooper. Si pasojë e përplasjes, automjeti tip Mini Cooper është përmbysur në rrugë.

LEXO  Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, RENEA dhe Operacionalja kontrolle në Sarandë! Në ndjekje të 5 personave në kërkim

Nga ngjarja një person ka mbetur i lënduar, ndërsa një nga drejtuesit e mjeteve është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

LEXO  Kush është përmetarja që i ‘vodhi’ zemrën Armando Brojës (Foto)

Lajme Te nGjashme