Ish-europarlamentarja Doris Pack ka folur sot në studiot e improvizuara të Neës24, pas sulmit brutal ndaj kësaj Fokus Media News dhe Panorama Group.
Sipas saj, zbatimi sundimit të ligjit në Shqipëri është në nivelin më të ulët.
Doris Pack tha se rasti i vendimit të Gjykatës në favor të News24 dhe moszbatimi i saj janë tregues të qartë që niveli i demokracisë është më i ulët seç ka qenë në vitin 2013.
Sipas saj, po behën hapa prapa në rrugën për integrimin në BE. “Niveli i zbatimit të shtetit ligjor është në një nivel shumë të ulët. Në vitin 2013 ishte në një nivel të lartë, ishte në një nivel që mund të niste dhe të afrohej më shumë për negociatat, por që nga ajo kohë. Niveli i demokracisë vetëm ulët, grupet kriminale janë të lidhura me qeverinë, dhe kjo është diçka që nuk mund të imagjinohet. Në praktikë nuk mund të zhvillohet.
Përsa i përket medias së lirë, ajo që ajo që ndodhi me News24, është kundër çdo sistemi. Nëse me kujtohet, kur Ilir Meta u kap në rrugë, kjo nuk ndodh kurrë në një vend demokrat. Apo arresti i shtëpisë së zotit Berisha, u arrestua pa ndonjë vendim gjykate.
Dhe fakti se vendimi i gjykatës për New24 nuk u respektua, kjo tregon që vendi ka humbur rrugën në favor të BE, ka bërë hapa mbrapa Nëse dëgjoni se Komisioni është këtu, krijohet impresioni se është demokracia më mirë, dhe më vjen shumë keq për njerëzit që jetojnë këtu. Ata meritojnë një mënyrë tjetër më demokratike të politikës”, theksoi Doris Pack.