Përplasi për vdekje një person dhe plagosi një tjetër, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Një 45-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi përplasi me automjetin që drejtonte dy këmbësore. Si pasojë njëra prej tyre, 65-vjeç ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë e plagosur nga aksidenti mbeti edhe një 17-vjeçare.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, në lidhje me aksidentet e ndodhura, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur 2 shtetase këmbësore, M. Gj., 65 vjeçe dhe një 17-vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.