Plagosi rëndë 29-vjeçarin, arrestohet shtetasi turk, shkaktar i aksidentit në Ksamil

Eshtë arrestuar shtetasi turk Demun Tunahan 30 vjeç banues në Stamboll pasi mbrëmjen e së premtes aksidentoi rëndë 29 vjeçarin Mario Selishta, nga Dibra, banues në Itali.

Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti në rrugën “Butrinti”, ku automjeti tip Nissan me targa AB590NA, i drejtuar nga shtetasi turk, i preu rrugën një motori që drejtohej nga Mario Selishta, 29 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe banues në Itali.

LEXO  Një burrë gjendet i pajetë pranë shtëpisë, Policia: Dikush i mori jetën dhe u zhduk

29-vjeçari, i cili ndodhej me pushime në Ksamil, u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, i riu ka pësuar politrauma dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

LEXO  Gjermania pranë dërgimit të trupave në Ukrainë/ Çfarë po ndodh pas armëpushimit?

Lajme Te nGjashme