Zbardhet ngjarja në Kombinat/ Konflikti degradoi në të shtëna që rrezikuan jetën e kalimtarëve, arrestohen dy persona

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet është zbardhur nga policia. Sipas informacioneve zyrtare, pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeç Oltjon Asllani (Vodollari) ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve aty pranë.

28-vjeçari është vënë tashmë në pranga nga policia, ndërsa është arrestuar dhe 30-vjeçari, Serxho Bajza, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri.

Bëhet po ashtu me dije se lidhur me ngjarjen janë proceduar penalisht edhe katër persona të tjerë, të cilët janë konfliktuar fizikisht me 2 të arrestuarit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

LEXO  Kapet 41-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160,000 euro të padeklaruara

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat.

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me ta, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi, vihet në pranga autori.

Në pranga vihet edhe një 30-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri.

LEXO  Rama shkon në selinë e PS, një grua i pret rrugën dhe… (VIDEO)

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët gjatë ngjarjes, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
• O. A(V)., 28 vjeç
• S. B., 30 vjeç, të dy banues në Kombinat

LEXO  Parada ushtarake në Serbi/ Flet gjenerali: Serbia dha tre mesazhe me këtë lëvizje

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lajme Te nGjashme