Fluks në doganën e Kakavijës, ja sa shtetas kanë hyrë në Shqipëri 24 orët e fundit

Në pikën kufitare të Kakavijës po vijon fluksi i hyrje-daljeve nga qytetarët.

Fluksi është krijuar kryesisht nga lëvizjet e emigrantëve shqiptarë që rikthehen në vendet ku banojnë, pas përfundimit të pushimeve të verës.

LEXO  I nxehti ‘përvëlon’ Europën, disa shtete me alarm të kuq

Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 12284 shtetas në hyrje-dalje të territorit shqiptar.

Pala shqiptare po punon me 6 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 4 sportele në hyrje dhe 1 në dalje.

LEXO  Rama “shkrin” dy dikastere në qeverinë e re, këto dy ministri s’do të jenë pjesë e mandatit të katërt

Lajme Te nGjashme