Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët.
Sipas njoftimit të policisë, ditën e djeshme, në bllokun rr. 3 të qytetit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit Xh. S., 87 vjeç. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet veprimeve të mëtejshme procedurale.