Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, konkretisht pranë zonës Lezhe-Milot. Nga flakët rrezikohen gjithashtu banesat pranë si dhe një restorant dasmash.
Lidhur me këtë ngjarje, menjëherë janë angazhuar në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të cilat aktualisht kanë dalë jashtë kontrollit.