Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Çukë të Sarandës, ku 15-vjeçari nga Tirana, Suen F, u gjet i vetëvarur në banesën e të afërmve, ka marrë një tjetër kthesë tronditëse.
Burime për JOQ Albania kanë bërë të ditur se në profilin e tij në rrjetin social TikTok, i mituri kishte postuar përmbajtje të rëndë dhe të papërshtatshme, mes tyre materiale me ngjyrim satanik, dhunë ekstreme dhe skena filmash të ndaluar në shumë vende të botës, për shkak të natyrës së tyre të tmerrshme.
Ky rast ngre edhe një herë pikëpyetje serioze për sigurinë e fëmijëve në internet.
Një bashkëmoshatare e tij ka treguar për JOQ Albania se djali kishte qenë nxënës në shkollën 9-vjeçare “Jeronim de Rada” në Tiranë dhe këtë vit do të niste gjimnazin. Ajo thotë se ndonëse nuk e njihte nga afër, shokët e shkollës e përshkruajnë si një djalë të qetë