Operacioni i SPAK, zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së (Emrat)

Zbardhen identitet e dy inspektorëve të arrestuar të IMT-së, dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se pas hekurave përfunduan Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallu në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.

Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat, ndërsa janë arrestuar në një lokal në Kombinat.

Bw mëson se arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.