Po ju jeni pjesë e listës/ Muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut

Shtatori nuk premton qetësi për disa nga shenjat e zodiakut, të cilat do të përballen me tensione të shumta në fusha të ndryshme të jetës.

Me Marsin në Peshore dhe ndikimet e forta të eklipseve, Peshorja, Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi do të ndihen nën presion sidomos në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të muajit.

Për këto shenja, marrëdhëniet personale, familjare dhe çështjet profesionale do të jenë të mbushura me përplasje e vështirësi. Deri më 22 shtator, kur Marsi largohet nga Peshorja, do të ketë tensione të vazhdueshme dhe përçarje. Për më tepër, eklipset e muajit prekin çështje të ndjeshme si puna, shëndeti, komunikimi dhe lidhjet me të afërmit.

Datat 19, 23 dhe 24 sjellin zhvillime delikate, veçanërisht në sferën financiare dhe atë sentimentale.Ndërkohë, për Virgjëreshën, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetarin, shtatori sjell çorientim dhe zhvillime të papritura.

Uranit në Binjakë i shoqëruar me ndikimet e Afërditës dhe Mërkurit në Virgjëreshë, krijon përmbysje në jetën profesionale dhe familjare. Ndikimi i Saturnit dhe eklipsi diellor më 21 shtator rikthen në vëmendje çështje të pazgjidhura nga e kaluara, duke testuar ata që s’kanë mësuar ende nga gabimet.

Një muaj i vështirë në horizont, që kërkon qetësi, kujdes në vendime dhe durim për të përballuar sfidat.