Këngëtari Kelly në sfidë me shëndetin, ish-banori i Big Brother Vip pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore.

Ka qenë vetë ish-banori i Big Brother Albania Vip 4 që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai shkruan se ‘Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë’.

LEXO  Shefi i shtabit të ushtrisë iraniane vritet në sulmin izraelit

“Sot dua të ndaj me ju një lajm jo fort të mirë… Shkëputja ime nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi… Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore. Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë. Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”, shkruan Kelly.

LEXO  Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi

Lajme Te nGjashme