Shqiptarët po kursejnë më shumë se kurrë, depozitat thyejnë rekordin, arrijnë nivele historike

Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar të zgjerohen edhe në muajin që lamë pas. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave arriti në 1.4 trilionë lekë në korrik, një rritje kjo me 1.2% krahasuar me qershorin.

Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera.

LEXO  Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…Çfarë ndodhi

Kursimet në valutë i janë rikthyer sërish rritjes në korrik, pas një rënieje në muajin pararendës. Duket se zhvlerësimi i euros që nxiti shumë qytetarë të largohen nga mbajtja e kursimeve në monedhën evropiane dhe të zgjedhin më tepër depozita në lekë gjatë qershorit, nuk po ndikon më aq shumë në vendimmarrjen e individëve. Po ashtu, edhe normat e ulëta të interesit.

Shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Depozitat në monedhën kombëtare llogariten në 665 miliardë lekë, 1.5% më shumë se në qershor. Ndërkohë, depozitat në valutë kapin një shifër prej 741 miliardë lekësh, një vlerë kjo gati 1% më e lartë se në muajin pararendës.

LEXO  Tajlandë, 35-vjeçarja fuste në kurth murgjit budistë, kryente marr*dhënie me ta dhe i shantazhonte duke i kërkuar miliona euro

Ndërkohë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e transferueshme, të cilat i referohen parave që ne mbajmë në llogaritë tona bankare, kanë arritur në 390 miliardë lekë në korrik, ndërsa ato në valutë në 365 miliardë lekë.

LEXO  Ismajli ngel jashtë për dëmtim, nuk ka surpriza në listën e Silvinjos për ndeshjet e shtatorit

Depozitat pa afat dhe llojet e tjera të depozitave vijnë me një shumë më të vogël dhe me një rritje më të lehtë krahasuar me qershorin.

Ndërkohë, për sa i takon depozitave në valutë të përfshira në paranë e gjerë, shifrat flasin gjithashtu për një rritje të depozitave me likuiditet të lartë (depozitat pa afat) dhe të llojeve të tjera të depozitave.

Lajme Te nGjashme