Top Channel konfirmon lajmin, ja kush do ta drejtojë “Big Brother VIP Albania 5”

Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si drejtues i spektaklit më të ndjekur televiziv në vend.

Lajmi u konfirmua në fund të promos së publikuar sot nga Top Channel, duke i dhënë fund thashethemeve për moderuesin e këtij sezoni.

LEXO  Çfarë ndodhi? Franca tërhiqet nga plani i NATO-s/ Nuk planifikon të bashkohet me…

Edhe këtë vit, si çdo sezon tjetër, janë përfolur disa emra të tjerë, përfshirë edhe atë të Arbana Osmanit, por Top Channel ka bërë të qartë se Ledioni do të mbetet në krye të formatit.

LEXO  “Martoj vajzën dhe jam i lumtur, mezi e pres atë ditë”- Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja

Për momentin nuk është zbuluar ende data e nisjes së sezonit të ri, por pritshmëritë janë të larta si për surprizat brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe për personazhët që do të bëhen pjesë e spektaklit.

LEXO  Enca ‘zgjon’ Instagramin/ Vëmendja nuk shkon te urimi por tek… (FOTO)

Lajme Te nGjashme