Do të mbizotërojnë orët e gjata me diell, ditë e favorshme për plazh! Ja parashikimi i motit për sot

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke krijuar një situatë moti të favorshme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë një ditë të qetë dhe të ngrohtë, tipike për fundin e muajit gusht.

LEXO  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, herë pas here ajo pritet të arrijë deri në 12 m/s.

LEXO  Rasti i parë për 2025-ën, ndërron jetë foshnja nga kolla e mirë, nëna nuk ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, duke arritur forcën 1-2 ballë, çka e bën ditën të përshtatshme edhe për aktivitete detare dhe pushime në bregdet.

LEXO  “Po e shkruaj në rast vdekjeje të papritur”- U vra së bashku me shqiptarin, pronari grek kishte lënë testament të ri tre ditë para se të qëllohej për vdekje

Lajme Te nGjashme