KUJDES/ Fundjava me shi dhe stuhi, Policia e Shtetit del me njoftimin e rëndësishëm

Policia Rrugore ka bërë apel ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve për të treguar kujdes maksimal gjatë fundjavës, sidomos për shkak të reshjeve të parashikuara dhe shkeljeve të shumta të konstatuara më parë, që rrisin rrezikun për aksidente.

LEXO  Del parashikimi, si kuotohet ndeshja Serbi-Shqipëri, Sylvinho i beson sulmin Manajt, 5000 policë nga Beogradi

Sipas Policisë, drejtuesit duhet të:

-Tregojnë kujdes në akset me ujë dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë e lejuar

-Të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit dhe të përdorin transportin publik nëse janë të dehur

LEXO  Çifti i njohur ‘nuk mbahet’ më/ Udhëtime dhe pushime së bashku, ja postimi i fundit i këngëtarit (Foto)

-Vendosin rripin e sigurimit dhe të detyrojnë pasagjerët të bëjnë të njëjtën gjë

-Të mos kryejnë parakalime të rrezikshme, sjellje agresive dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit.

Për motomjetet, biçikletat dhe monopatinat, Policia rekomandon:

-Veshjen e jelekëve fosforeshentë gjatë natës për dukshmëri më të madhe në trafik

LEXO  “Ai pa mesazhin në telefon”/ DETAJE, si nisi sherri mes çiftit shqiptar në Greqi, që përfundoi në tragjedi

-Përdorimin e kaskës mbrojtëse

Policia thotë se do të ketë prezencë të shtuar në rrugët nacionale, urbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, dronë dhe alkooltestues.

Lajme Te nGjashme