Viti i ri shkollor, Manastirliu: Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, prindërit kanë afat deri në 1 Shtator

Regjistrimet për nxënësit që do të nisin klasën e parë dhe të dhjetë në vitin shkollor 2025-2026 janë ende të hapura dhe do të vijojnë deri më 1 Shtator në platformën zyrtare e-Albania. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar nga prindërit që të përfundojnë procesin e regjistrimit brenda afatit, duke theksuar se është një procedurë e thjeshtë dhe e shpejtë.

LEXO  Prej një jave i paraburgosur, ndërron jetë në urgjencën e QSUT 51-vjeçarti! Ja çfarë dyshohet (EMRI)

“Njoftim i rëndësishëm për të gjithë prindërit – regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta janë të hapura në e-Albania deri më 1 Shtator. Ju lutem, përfundoni regjistrimin e fëmijëve tuaj brenda këtij afati. Është një proces që merr vetëm disa minuta,” u shpreh ministrja Manastirliu gjatë një vizite në shkollën e re “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, një nga 30 shkollat e reja që do të hapin dyert më 8 Shtator.

LEXO  E vërteta që nuk fshihet më! Capital T darkon me nënën e tij dhe djalin e modeles

Ministrja shtoi se sistemi i regjistrimit online përmes e-Albania ka për qëllim lehtësimin e procedurave dhe shmangien e radhëve në shkolla, duke garantuar një proces transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë.

LEXO  Tërmeti “shkund” vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

Lajme Te nGjashme