Gazetari Poli Hoxha komentoi në një studio televizive, masakrën e Shkodrës ku u vranë 2 vetë dhe u plagosën dy të tjerë mëngjesin e së hënës. Gazetari thekson fillimisht se vrasje të tilla në ambjente publike si kafenetë duhet të hyjnë tek aktet terroriste në kodin penal.
“Na trondit dhe na rikthen disa lloj ngjarjesh të egra. Pë veten time po të kisha në dorë diçka ligjore do i fusja te terrorizmit. Të qëllosh në një kafe në mëngjes, apo ato ngjarje në autostrada ku ka shumë njerëz, pa qenë profesionist, vetëm ideja që nisesh të vrasësh në ambjent publik është terrorizëm. Është përtej larjeve hesapeve. Kanë ngrënë kokën edhe të çifti në Dobraç, këtu ishte kamerierja, në Don Bosko ishte banakierja e pafajshme”, tha gazetari.
Më tej shtoi se Shkodra është kthyer në një oaz vrasësish me pagesë, ndërsa autori i masakrës sot Ragip Gila përdori Kodin e Omertës, duke thënë një arsye banale për ekzekutimin, ku objektiv ishte Erogen Vaso (Bajrovic), mbetur i plagosur.
“Dua ta zgjeroj pak. Shkodra problemi, pavarësisht se krerët kanë ikur vazhdon të jetë problematike. Përdorim për SHBA politikat e deep state, Shkodra, Elbasani Fieri kanë patur një deep state, apo shtet paralel. Në Lushnje thoshim komisariati paralel i Aldo Bares. Në Shkodër, lidhja e krimit dhe e klanit Bajra me shtetin, me blerje, shantazhime, prokurroi, institucione, gjykata, pavarësisht se janë goditur nga SPAK, frika dhe lidhjet ngelen. Flas edhe për Elbasanin dhe qytete të tjera.
Shkodra kërkon një urgjencë të thellimit të hetimeve jo vetëm që ke futur brenda dy vëllezërit Bajra. Ku janë tentakulat? Shkodra bashkë me trekëndëshin Krujë, Nikël, është një oaz vrasësish me pagesë. Jo profesionistë, që vetëofrohen. Ky e merr përsipër vetë. Përpiqet, ka një lloj trajtimi përpiqet të mos përfshijë asnjë. Bie në kontraditë me mënyrën si u bë atentati. Kishte marrë shishe benzinë. Atentati është mafioz, motivi është banal. Ky në polici është duke përdorur omertën. Keni punë vetëm me mua”, thotë Hoxha.